Uragani “Helen” shkatërron Floridan, hyn në histori me erëra deri në 225 km/orë
Uragani Helen po vijon të lëvizë me shpejtësi më në thellësi të Xhorxhias pasi u përplas në Florida me fuqi shkatërruese, duke sjellë erëra të forta dhe përmbytje.
Stuhia preku tokën në rajonin e Big Bend të Floridas si uragani më i fuqishëm në histori, me erëra deri në 225 km në orë, raporton A2. Një person humbi jetën në këtë shtet dhe 2 të tjerë vdiqën në Xhorxhia.
Banesat dhe rrugët u zhytën në ujë, me disa banore që u detyruan të notonin për të dalë nga shtëpitë, pasi uji arriti deri në nivelin e shpatullave, shkruan A2.
Nga kategori e 4, Helen është zhvlerësuar tani në stuhi të kategorisë së parë, por autoritetet paralajmërojnë ende për kushte të rrezikshme që kërcënojnë jetën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.