SHBA e shqetësuar nga sulmi i Hezbollahut në Tel Aviv, Kirby: Vazhdojmë të mbështesim Izraelin

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportimet se Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni – ka gjuajtur një raketë që kishte për shënjestër shërbimin e inteligjencës të Izraelit.

Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-ja ende beson se një zgjidhje diplomatike mund të ulë tensionet në kufirin Liban-Izrael.

“Shumë shqetësuese”, tha Kirby në një intervistë për CNN. “Provë tjetër se Izraeli po përballet me kërcënim legjitim nga një grup terrorist që mbështetet nga Irani”.

Kirby tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

“Asnjë komb nuk duhet të jetojë nën kërcënime të tilla që vijnë përtej kufirit, nga fqinjët”, tha ai.

Mëngjesin e 25 shtatorit, Hezbollahu gjuajti një raketë balistike drejt Tel Avivit, duke përshkallëzuar edhe më tej situatën. Një ditë më herët, ushtria izraelite bombardoi Libanin, teksa ditëve të fundit si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë qindra persona në Liban.

Ushtria izraelite tha se e rrëzoi një raketë balistike tokë-tokë dhe aktivizoi sirenat për sulme ajrore në Tel Aviv, duke mos raportuar për viktima apo dëme.

Hezbollahu tha se e gjuajti raketën balistike të llojit, Qader 1, drejt selisë qendrore të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur Izraeli filloi fushatën gjenocidiale në Gaza në tetor të vitit t kaluar, duke vrarë gati 42,000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, fushatë kjo që ende vazhdon dhe numri i vrasjeve po rritet pr çdo ditë e më shumë në Gaza.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button