Vazhdon mbledhja e Komisionit anketues për rastin e Onkologjisë

Në Kuvend sot vazhdon me punë Komisioni anketues për skandalin në IPSH Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji. Do të dëgjohen dëshmitarë dhe ekspertë, dhe do të shqyrtohen akte dhe dokumente lidhur me ngjarjet në Onkologji.
Anëtarët e Komisionit më 13 nëntor i filluan 30 ditët shtesë për dëgjim të ekspertëve dhe bartësve të funksioneve publike, si dhe për analizë të dokumentacionit dhe stenogrameve nga rrëfimet e rreth 60 dëshmitarëve të cilët ishin dëgjuar paraprakisht.
Para Komisionit anketues deri më tani dëshmuan ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ish-ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri aktual, Fatmir Mexhiti, ish drejtorët dhe ata aktual të FOndit për sigurim sh[ndetësor – Orhan Ramadani, Faton Ahmeti, Maja Parnarxhieva Zmejkova, Magdalena Filipovska Grashkovska, zëvendësministrja aktuale e Shëndetësisë, Maja Manoleva, ish-zëvendësministrat e Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe Vlladimir Rendevski. Dëshmuan edhe Eftim Naskov, revizor kryesor i brendshëm në Fondin për sigurim shëndetësor, ish-drejtoresha e Klinikës për onkologji, Simonida Cërvenkovska, u.d. drejtori mjekësor i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, Violeta Klisarova, si dhe persona dhe funksionarë të tjerë.
Komisioni anketues në Kuvend u formua pas publikimit të rastit për keqpërdorim të barërave nga Klinika për onkologji.
Kryetarja e Komisionit anketues, Rashela Mizrahi paralajmëroi se pas kompletimit të rrëfimeve dhe dokumentacionit, do të sillen konkludime të cilat do t’i parashtrohen Prokurorisë publike, ndërkaq prej prej tyre, krahas përgjegjësisë penale, të dalë edhe përgjegjësia politike.



