Qeveria solli vendimin, marzhe të kufizuara për qindra produkte ushqimore

Qeveria sot në seancë të jashtëzakonshme e ka marrë propozim vendimin të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për kufizimin e bruto marzhës përfituese deri në 10 për qind, me të cilën do të përfshihen qinda produkte ushqimore bazike në tregtinë me shumicë dhe pakicë, bukë, produkte të furrës dhe produkte bujqësore, qumësht, mish dhe përpunime të mishit, një pjesë të produkteve të konservuara, fruta dhe perime,…

Për këtë informoi kryeministri Hristian Mickoski, i cili theksoi se vendimi sapo është marrë në seancën e jashtëzakonshme onlajn të Qeverisë, e cila është duke vijuar dhe se për më shumë detaje do të informojë ministri i Ekonomisë dhe Punës , Besar Durmishi.

Ka, tha Mickoski, qindra produkte që do të përfshihen me këtë masë.

“Do të kemi aksione të këtilla, të cilat do të zgjasin një muaj, një muaj e gjysmë, dy muaj, në të cilat fitimi bruto do të jetë i kufizuar, gjegjësisht në nivelin dhjetë për qind, që të mos pësojmë asnjë goditje ndaj standardit të qytetarëve”, tha Mickoski, i cili sot mori pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës “Vanço Përke” në Komunën e Shtipit.

Mickoski poashtu paralajmëroi se në vazhdimësi do të zbatohen masa, me të cilat, siç tha, do të mundohet të përmirësohet standardi i qytetarëve dhe të lehtësohet jeta.

Propozimi, siç u raportua më parë, është hartuar në konsultim me tregtarët dhe prodhuesit si një masë afatshkurtër e cila pritet të zgjasë një muaj dhe të zbatohet gjatë festave të fundvitit kur çmimet zakonisht rriten.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button