Në parlamentin bullgar po përgatitet një deklaratë për të dënuar deklaratat e Nikollovskit
“Ne kemi përgatitur një deklaratë, do ta dorëzojmë në Komisionin parlamentar për politikë të jashtme dhe do të kërkojmë që të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme”, tha Kostadin Kostadinov në Kuvend.
Sipas tij, Bullgaria duhet të informojë partnerët e saj në BE për atë që po ndodh në anën tjetër të kufirit.
“Të informohen se po sabotohen politikat e gjithë Europës, po ashtu edhe Korridori 8. Dje deklaruam se kur dikush dëshiron të jetë në shtëpinë e përbashkët europiane, duhet të respektojë politikën e asaj shtëpie. Një nga kushtet është që të kemi një politikë të fqinjësisë së mirë”, ka theksuar Kostadinov dhe ka shtuar se me Maqedoninë ka marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe miqësi, e cila, sipas tij, haptazi po shkelet.
Ne e kuptojmë se është një politikë për të nxitur provokime me vetëdije dhe se në këtë kontekst qeveria jonë luan shumë mirë, tha Kostadinov.
“Në këtë rast duhet të ndihmojë edhe Kuvendi Kombëtar, sepse ne besojmë se si institucion ligjvënës, fjalimi duhet të jetë i moderuar dhe diplomatik, pa hyrë në tonalitetin e palës së kundërt”, tha kreu i “Prerodbës”.
Ndërkaq, këto ditë zëvendëskryeministri maqedonas Aleksandar Nikoloski bëri disa deklarata në të cilat mosshfaqjen e flamurit kombëtar maqedonas në takimin e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova me presidentin bullgar Rumen Radev në Sofje e cilësoi si një veprim të paqytetëruar dhe të qëllimshëm. Nikoloski vlerësoi se sulmet e orkestruara ndaj tij dhe qeverisë maqedonase janë deklarata histerike të politikanëve të dështuar dhe të korruptuar bullgarë nga shoqëria bullgare e zhytur në krizë.