4 zjarrfikës kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit në Tetovë

Zjarrfikësit e Tetovës edhe sot vazhdojnë me shuarjen e zjarrit në depot e ndërmarrjes Eurokom që ndodhet në rrugën drejt fshatit Falishtë. Zjarri është shuar tërësisht në objektin e ndërmarrjes për shitje, por ende ka zjarr dhe tym nga disa hapësira të depos.

“Është shuar tërë natën dhe do të vazhdojmë me punë edhe gjatë ditës. Kishte zjarr të madh sepse kishte shumë materie ndezëse, ngjyra dhe llaqe, materiale ndërtimore, ngrohës uji. ka pasur intervenim edhe me ujë edhe me shkumë, por nuk është shuar tërësisht, duhet të punohet akoma, ka zjarr dhe tym”, deklaroi Avni Ameti, komandant i Njësisë së zjarrfikësve në Tetovë.

Për shkak të tymit, ndihmë mjekësore në spitalin e Tetovës kanë marrë katër zjarrfikës.

“Tymi intensiv ishte shkaku për probleme me frymëmarrjen. Katër ishim në spital në të ashtuquajturin pastrim, morëm trajtim me oksigjen dhe infuzion”, sqaroi Ameti.
Ameti tha se pjesëtarët e Armatës kanë kryer matje për radiacion dhe parametra të tjerë, por nuk zbuluan lloj të tillë të ndotjes së ajrit.Almakos.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button