Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

Lamine Yamal konsiderohet si ylli i ardhshëm i futbollit dhe duket se Barcelona e di se çfarë lojtari ka në duart e saj pasi dyshohet se kanë refuzuar një ofertë mjaft tunduese për lojtarin.

17-vjeçari u bë i njohur në skenën e futbollit kur bëri debutimin me ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare gjatë vitit të kaluar.

Ndonëse ende një adoleshent, Yamal ka shënuar tetë gola në 55 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën, duke fituar me ta titullin e La Ligës.

Yamal gjithashtu ka shijuar suksesin edhe me kombëtaren e tij Spanjën, duke fituar Euro 2024 këtë verë pas triumfit ndaj Anglisë në finale me rezultat 2-1.

Kontrata aktuale e Yamal skadon në verën e vitit 2026, që do të thotë se ai ka edhe dy vite të mbetura në të.

Ani pse shumë njerëz mund ta kishin menduar se Yamal do të mbetet tek Barcelona edhe për shumë vite, duket se kjo nuk i ka ndaluar ekipet e tjera që të tentojnë t’i bindin blaugranasit ta shesin asetin e tyre të çmuar.

Agjenti i futbollit, Andy Bara, ka bërë me dije se PSG-ja ka ofruar rreth 250 milionë euro për shërbimet e Yamal, që do të ishte një shifër rekord botërore, por klubi katalanas e ka refuzuar atë.

“Një gjë që e di me siguri është se Barcelona ka refuzuar një ofertë të madhe për Lamine Yamal nga PSG-ja disa muaj më parë. Marrëveshja ishte e vlefshme diku rreth 250 milionë euro”, ka thënë Bara në podcastin Inkubator.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button