Egjipti dhe EBA diskutojnë për zhvillimet në rajon

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty ka diskutuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed Al Nahyan lidhur me çështjen për uljen e tensioneve në rajon, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Egjiptit thuhet se Abdelatty i cili ka vizituar EBA-në për takime zyrtare, është takuar me Al Nahyan në kryeqytetin Abu Dabi.

Në takim u diskutuan zhvillimet e përjetuara në rajon, rritja e tensioneve dhe mënyrat për uljen e tyre. Al Nahyan dhe Abdelatty biseduan për zhvillimet në Gaza dhe Sudan, sigurinë në Detin e Kuq si dhe për Libinë dhe Somalinë.

Gjatë takimit u vendos vazhdimi i konsultimeve mes dy palëve për çështje me interes të përbashkët. Abdelatty u takua edhe me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të EBA-s, Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Sipas agjencisë së lajmeve të EBA-së, WAM, në takimin ku u diskutua për situatën në Gaza dhe çështjet rajonale, si dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, Al Nahyan tha se mbështesin përpjekjet ndërmjetësuese nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për armëpushim në Gaza.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button