RMV feston Ilindenin

Me një varg festash dhe manifestimesh nën sloganin “Lufta vazhdon”, sot festohet 121 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i seancës së parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Gumenje të Krushevës në zonën e Meçkin Kamen, ku fjalim do të mbajë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili paraprakisht do të vendosë lule në varrin e Nikolla Karevit, në monumentin e Slivës dhe në Meçkin Kamen.
Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, nga ana tjetër, fillimisht do të jetë në Pelincë, ku në ora 10:00 do të vendosë lule të freskëta para qendrës përkujtimore të KAÇKM-së pas së cilës do të mbajë një fjalim dhe do të vizitojë dhomë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore. Nga aty Siljanovska-Davkova do të shkojë në manastirin “Shën Prohor Pçinski” ku do të pritet nga kolegu i saj serb Aleksandar Vuçiq.
Në Shkup, përkujtimi i 2 gushtit – Ditës së Republikës do të bëhet në sheshin “Maqedonia”, ku kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të vendosë lule të freskëta para përmendores së kryetarit të Presidiumit të KAÇKM-së., Metodija Andonov – Çento.
Festimi i 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës filloi dje në Krushevë, kur delegacionet vizituan Shtëpinë Përkujtimore të Kongresit të Smilevit dhe monumentin e Damjan Gruevit, ndërsa pasdite në qendër të Krushevës, përballë kishës “Sveti Nikolla”, defilan kalorës nga e gjithë Maqedonia. Në të njëjtën kohë u hap manifestimi “10 ditët e Republikës së Krushevës” me leximin e Manifestit të Krushevës dhe ngritjen e flamurit të Republikës së Krushevës.
Fillimin e kryengritjes së Ilindenit e shpallën kambanat në Krushevë në mesnatën e 2 gushtit të vitit 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin dhe pas dy ditësh Nikolla Karev shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë president i saj. Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë.
Nën komandën e Bakhtiar Pashës, një ushtri osmane prej 18,000 trupash hyri në aksion për të rivendosur pushtetin në Krushevë. Të shtënat e fundit të Meçkin Kamenit dhe vdekja e dukës Pitu Guli shënuan edhe fundin e Republikës së Krushevës.