TAV për ngjarjen me Osmanin: Siguria e aviacionit nuk është kërcënuar

TAV Maqedoni ka reaguar lidhur me ngjarjen e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Në kumtesën e aerportit shkruan se ngjarja nuk ka kërcënuar sigurinë e aviacionit pasi ka ndodhur në pjesën publike ku qarkullojnë pasagjerët. TAV është arsyetuar se kanë për obligim të kontrollojnë çdo udhëtar.

“Në përputhje me Ligjin për Aviacion dhe rregulloren juridike ndërkombëtare që i referohet sigurisë së aviacionit civil, TAV Maqedoni si operator i aeroportit ka obligim ligjor që të bëjë kontroll të sigurisë të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave në fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe nga Aeroporti Shën Apostol Pavle Ohër, duke përfshirë pasagjerët që udhëtojnë nëpër sallonin VIP. Prandaj, Departamenti i Sigurisë i TAV Maqedoni, në kuadër të kompetencave të veta, ka bërë kontroll standard të sigurisë së pasagjerit të përmendur si dhe bagazhit të tij, në pikën e kontrollit të sigurisë në sallonin VIP, për të siguruar fluturimin specifik komercial. Duam të theksojmë se siguria e aviacionit nuk është kërcënuar, sepse ngjarja e përmendur ka ndodhur në hapësirën publike të aeroportit, pra përballë pikës së kontrollit të sallës së VIP-ave, nga ku pasagjerët VIP, pasi janë kontrolluar nga sigurimi, dërgohen në zonën e kontrolluar nga aeroporti. Gjithashtu duam të theksojmë se salla e VIP-ave është një ndërtesë e veçantë e izoluar nga ndërtesa kryesore e terminalit të Aeroportit të Shkupit, që do të thotë se është plotësisht e pasaktë se është cenuar siguria e udhëtarëve”, shkruan në kumtesën e TAV.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button