Në Bogorodicë dhe Tabanoc deri në 30 minuta pritje për hyrje-dalje
Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Intensitet më të madh të komunikacionit ka në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë, koha e pritjes është rreth 30 minuta.
Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga AMSM.