Toshkovski: Nga Turqia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi po vijnë “Air Tractor”-ë dhe helikopterë

Në Qendrën për Menaxhimin e Krizave u mbajt seanca e Komisionit Drejtues për Koordinimin e Sistemit të Menaxhimit të Krizave, të cilën e kryesoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ku morën pjesë ministrat e Mbrojtjes Vllado Misajlvovski dhe Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, si dhe kreut të Grupit të Vlerësimit të Rrezikut Stojançe Angellov.

“Në seancë u konstatua nevoja e aktivizimit të mekanizmave ndërkombëtarë për ofrimin e ndihmës, të cilët do të përfshihen në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin këto ditë. Mëngjesin e sotëm nga Turqia kanë mbërritur dy “Air tractor” dhe një helikopter, të cilët tashmë po punojnë aktivisht në terren. Gjatë ditës së nesërme dy helikopterë do të arrijnë nga Sllovenia dhe nga një helikopter nga Serbia dhe Mali i Zi”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministrat shprehën mirënjohjen e tyre për vendet mike që po na ndihmojnë në përballimin e zjarrit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button