Klinika e Fëmijëve: Janë marrë të gjitha masat lidhur me dhunën ndaj foshnjes

Klinika Univerzitare për Sëmundje të Fëmijëve ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat në përputhje me normat ligjore, lidhur me rastin e paraqitur nga prindërit e foshnjës 4 muajshe të cilët pohojnë se një motër medicinale i ka shkaktuar lëndim trupor foshnjës së vogël.
Nga kjo klinikë gjithashtu bëjnë të ditur se është filluar procedura për formimin e një komisioni i cili do ta shqyrtoj rastin deri në fund dhe do të sjell konkluzione në përputhje me normat ligjore dhe etike.
Ja komunikata e plotë e Klinikës Univerzitare për Sëmundje të Fëmijëve:
Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se ndërmorrëm të gjitha masat në përputhje me normat ligjore, lidhur me rastin e paraqitur nga prindërit e foshnjës 4 muajshe të cilët pohojnë se një motër medicinale i ka shkaktuar lëndim trupor foshnjës së vogël.
Ministri i shëndetësisë Dr. Arben Taravari i shoqëruar nga drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve Dr. Rexhep Memedi mbrëm ishin në vizitë te shtëpija e foshnjës, ku nga afër u njoftuan me rastin në fjalë. Prindërit e foshnjës, edhe pse kanë ngelur shumë të kënaqur nga trajtimi dhe kujdesi mjekësor ndaj foshnjës nga personeli mjekësor në reapartin ku ka qëndruar – pas së cilit foshnja është në gjendje shëndetsorë të përmirësuar, përsëri shprehen se sjellja joprofesionale e njërës prej motrave medicinale ju ka shkaktuar shqetsim të madh.
Në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup menjëherë është filluar procedura për formimin e një komisioni i cili do ta shqyrtoj rastin deri në fund dhe do të sjell konkluzione në përputhje me normat ligjore dhe etike.
Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup, duke siguruar kujdes profesional mjekësor, mbetet apsolutisht e përkushtuar të kujdeset për shëndetin e të gjithë fëmijëve- më të dashurit tonë, dhe nuk do të lejoj që, sjellja joprofesionale dhe joetike e kujdoqoftë, të dëmtoj imazhin e institucionit.