Marinakis: Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut kalon nëpër Greqi

Qeveria dhe kryeministri Kirjakos Micotakis ndjekin politikë përgjegjëse të jashtme dhe pa devijime themi se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut kalon nëpër Greqi dhe dukshëm, nëse nuk e ndërrojnë mënyrën, në të cilën i kanë trajtuar marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të shkojnë përpara, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullut me gazetarët, njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina.
Zëdhënësi qeveritar në fillim të brifingut e theksoi atë që kryeministri grek Kirjakos Micotakis e ka përmendur gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në lidhje me Marrëveshjen e Prespës “duke e theksuar se implementimi i tyre i plotë është i domosdoshëm për Aleancën e NATO-s dhe për Ballkanin Perëndimor.
“Gjithashtu paralajmëroi se shkelja e tij ose respektimi selektiv jo vetëm që minon besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu kërcënon sigurinë në rajonin më të gjerë”, tha Marinakis, duke shtuar se Micotakis gjithashtu theksoi në fjalimin e tij se “Pacta sunt servanda” gjegjësisht se marrëveshjet duhet të respektohen.
Zëdhënësi i qeverisë kujtoi se Demokracia e Re nuk e votoi Marrëveshjen e Prespës, pasi siç tha ai kishte boshllëqe në masa mbrojtëse dhe dispozita.
Kryeministrat e dy vendeve edhe pse morën pjesë në ngjarje të njejta të Samitit të NATO-s në Uashington, megjithatë nuk kanë realizuar takim dypalësh, diçka që as nuk është paralajmëruar më herët, ndërsa korrespondentja e MIA-s nga Athina kërkoi përgjigje nga Marinakis pse Mickoski dhe Micotakis nuk u takuan.
“Ajo që unë di është se nuk është mbajtur takim, nuk di diçka më shumë t’ju them, u përgji shkurt zëdhënësi i Qeverisë greke.