Të paktën 6 të vdekur nga stuhia në Teksas, 3 milionë pa energji elektrike

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në stuhinë tropikale Beryl në juglindje të shtetit amerikan të Teksasit dhe 2.7 milionë konsumatorë mbetën pa energji elektrike, njoftuan zyrtarët lokalë.
Guvernatori i Teksasit, Dan Patrick, tha se 10 linja të energjisë elektrike ishin të ndërprera dhe se do të duheshin disa ditë për të rivendosur energjinë, raporton ABC.
Zyrtarët u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos dalin jashtë nëse nuk është e nevojshme. Stuhia Beryl u zhvendos në verilindje dhe filloi të dobësohej.
Në qarkun Harris, i cili përfshin Hjustonin, ekuipazhet e emergjencës kishin 47 operacione shpëtimi.
Linjat ajrore anuluan më shumë se 1300 fluturime dje për shkak të stuhisë dhe zyrtarët urdhëruan një numër më të vogël evakuimesh në qytetet bregdetare.