Gaza shfaqet në Ukrainë

Një spital për fëmijë në Kiev u godit pasi Rusia nisi një seri sulmesh ajrore në qytete në të gjithë Ukrainën.

Por 36 persona u vranë dhe 140 të tjerë u plagosën në sulmet, tha shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, Andriy Yermak, të hënën më 8 korrik.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar spitalin, duke pretenduar se ai ishte goditur nga një fragment i një rakete kundërajrore ukrainase, ndërsa Ukraina tha se gjeti mbetjet e një rakete lundrimi ruse.

Lesia Lysytsia, një mjeke në spital, i tha BBC-së se momenti kur goditi raketa ishte “si në një film” me “një dritë të madhe, pastaj një oshëtime të tmerrshme”. “Një pjesë e spitalit u shkatërrua dhe kishte zjarr në tjetrën. “Është me të vërtetë shumë i dëmtuar – ndoshta 60-70% e spitalit,” tha ajo.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë fëmijë të vegjël të ulur jashtë spitalit gjatë evakuimit. Vitaliy Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, tha se ekipet e shpëtimit kanë frikë se më shumë njerëz janë bllokuar nën rrënoja.

Ohmatdyt është një spital i rëndësishëm që ofron trajtimin e kancerit dhe transplantimin e organeve. “Tani jemi në procesin e evakuimit të pacientëve në spitalin më të afërt… (por) shumë pacientë janë të intubuar dhe në ventilatorë dhe nuk mund të kenë kontakt me pacientë të tjerë ose të dalin jashtë,” tha Dr. Lysytsia.

Zyrtarët e spitalit i thanë televizionit ukrainas se rreth 20 fëmijë po trajtoheshin në repartin e prekur. Pas goditjes, tenistja ukrainase Elina Svitolina mbajti një shirit të zi në krah për shenjë respekti teksa luajti në raundin e 16-të në Wimbledon të hënën pasdite.

Kryebashkiaku Klitschko akuzoi Rusinë për përpjekje për “gjenocid kundër popullsisë së Ukrainës”. “Tani e gjithë bota mund të shohë se si raketat ruse dhe dronët kamikaze po vrasin qytetarët ukrainas në qytetin tonë paqësor.”

Kryebashkiaku shtoi se një maternitet special në distriktin Dniprov të Kievit gjithashtu u shkatërrua pjesërisht nga rrënojat, duke vrarë shtatë njerëz. Presidenti Zelensky shkroi në mediat sociale se “më shumë se 40 lloje të ndryshme raketash” goditën ndërtesat dhe infrastrukturën në qytete si Kievi, Dnipro, Kryvyi Rih, Sloviansk dhe Kramatorsk.

Ai bëri thirrje për një përgjigje më të fortë nga Perëndimi “për goditjen që Rusia i dha edhe një herë popullatës, vendit tonë, fëmijëve tanë”. /tesheshi/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button