Vrasja në Tetovë, MPB thotë se ka një të dyshuar dhe është lëshuar fletarrest për të

Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot dolën me informacione shtesë në lidhje me vrasjen e mbrëmjes së djeshme në rrugën “Shtipska” në Tetovë, ku u vra 39-vjeçari R.T. nga Tetova. MPB njofton se tashmë kanë një të dyshuar për kryerjen e veprës dhe se është lëshuar fletarrest për të.
“Inspektorët kanë kryer biseda zyrtare me persona-dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes, janë kryer kontrolle plotësuese, pas së cilës tashmë ekzistojnë baza dyshimi për autorin e mundshëm të krimit, është lëshuar njoftim qendror për privimin e tij nga liria”, shtojnë nga MPB.