Ministri Murtezani takohet me ambasadorin Geer: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën euro-atlantike

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani ka realizuar takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer.
Në takim, sic thuhet në komunikatën, Murtezani ka siguruar ambasadorin se RMV mbetet e përkushtuar në agjendën euro-atlantike.
“Në takimin e parë me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së në Shkup, David Geer, e sigurova që Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën euro-atlantike, gjë që vërtetohet edhe me Programin e Qeverisë. Rekomandimet dhe sugjerimet e miqve tanë strategjik i dëgjojmë me shumë kujdes.
E përshëndes miratimin e Agjendës Strategjike 2024-2029 me prioritet zgjerimin e BE-së, (Preparing for a bigger and stronger Union). Kjo e kthen agjendën e zgjerimit të BE-së ndër prioritete kryesore, njëherësh paraqet edhe shansë për ne të lëvizim më shpejt drejt integrimit të vendit në BE. Shpresë shtesë japin edhe pritshmërite optimistike të Hungarisë, në relacion me zgjerimin”, ka deklaruar Murtezani.



