Boban Nikollovski do jetë drejtor i ri i Doganave

Qeveria ka njoftuar se në mbledhjen e parë të sotme, është vendosur që Boban Nikollovski të jetë drejtor i Doganave.

“Nikollovski vjen nga pozita e deputetit të Kuvendit të Maqedonisë dhe ka 15 vite përvojë në Drejtorinë e Doganave përfshirë edhe punën si drejtor i NP ‘Kumanovo Plan’”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nikollovski para dy vitesh është zgjedhur kryetar i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Kumanovë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare është zgjedhur deputet me mandat 2024-2028.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button