Kombëtarja rikthehet në Shqipëri, Sylvinho: Kemi një të ardhme të ndritur

Përzgjedhësi Sylvinho ka konfirmuar se do të qëndrojë te Shqipëria, ndërsa ka falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe.

Pas eliminimit nga “Euro 2024”, Shqipëria u rikthye në vendlindje, ku Sylvinho komentoi eksperiencën për mediat shqiptare.

Ndër të tjera, tekniku brazilian edhe konfirmoi se do të vazhdojë të jetë përzgjedhës i Shqipërisë, ku beson se kanë një të ardhme të shkëlqyer.

“Ishte eksperiencë e mirë, turne i mrekullueshëm. Ishte vështirë shumë për ne, por jemi krenar, për të gjithë lojtarët, Federatës dhe kur hynë në stadium sheh shumë tifozë duke të mbështetur”.

“Është hera e dytë që jemi në këso turne, mund të shohësh lojtarë të kalibrit botërorë, trajnerë… është kënaqësi ta përfaqësojmë Shqipërinë në këso turne”.

“Kemi një rrugë të gjatë, por për të qenë të sinqertë jemi krenar për secilin lojtarë. Ju keni edhe shumë lojtarë të rinj, prandaj e ardhmja është e mirë. A je pjesë e jona? Sigurisht. A do të jesh pjesë e jona? Do të jem. Jam i lumtur me punën që kemi bërë që një vit e gjysmë. Nuk punojmë vetëm, Federata e kupton këtë, shteti e kupton këtë. Sërish faleminderit për lojtarët, e meritojnë. Tifozët e meritojnë? Edhe tifozët, ishte e mrekullueshme që ishin më shumë shqiptarë se gjermanë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button