Prag takimi me Kurtin, Vuçiq telefonon Macron, ka një kërkesë në lidhje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar homologut francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike, se çështjet e rëndësishme për Serbinë, që ndërlidhen me Kosovën, të vazhdojnë të zënë një vend të rëndësishëm në agjendën e Bashkimit Evropian.

Vuçiq tha se ato duhet të jenë pjesë e agjendës “me një angazhim të fortë diplomatik, i cili synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”.

Lideri serb theksoi  se me presidentin francez ka diskutuar edhe për sigurinë rajonale dhe stabilitetin ekonomik.

Serbia dhe Kosova zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, prej vitit 2011.

Me 26 qershor në Bruksel, pas një ndërprerje 9 mujore, do të zhvillohet takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button