Kapet 35 tonë kokainë në Gjermani

Një sasi rekord prej 35 kokainë u kap pak ditë më parë nga policia gjermane.
3 tonë u kapën në Ekuador, 8 tonë në portin e Roterdamit dhe pothuajse 25 tonë në portin e Hamburgut. Vlera në rrugë e drogës që tani është shkatërruar ishte rreth 2.6 miliardë euro.
Një pjesë e kokainës e kapur në portin e Hamburgut ishte fshehur në arkat me ananas, dërgesat me dru dhe thasët me fara susami.
Zyra e hetimit doganor të Shtutgartit dhe zyra e prokurorit publik të Düsseldorfit njoftuan se kjo ishte goditja më e madhe ndonjëherë kundër krimit të organizuar të drogës në Gjermani.
Hetimi drejtohet kundër një bande ndërkombëtare trafikantësh, kreu i së cilës është një turk. Në total janë tetë autorët kryesorë: dy gjermanë (43 dhe 54 vjeç), një shqiptar (42), një bullgar (30), një maroken (42), dy turq (37 dhe 38) dhe një ukrainas (36).



