NATO investon 1 miliardë euro në teknologjinë e mbrojtjes, hapësirë dhe robotikë

NATO ka nisur një investim prej €1 miliard në teknologjitë e mbrojtjes, në inteligjencën artificiale, hapësirë dhe robotikë. Kjo është pjesë e fondit të NATO-s të shpallur në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, me qëllim për të adresuar sfidat e sotme të mbrojtjes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë.

Katër kompani teknologjike europiane janë përfitueset e para të këtij investimi. Mes tyre është ARX Robotics nga Gjermania, që projekton robotë të pa pilot dhe tre ‘start-up’ nga Mbretëria e Bashkuar, Fractile AI me bazë në Londër, iComat nga Bristol dhe Space Forge nga Uellsi, që prodhon materiale të reja hapësinore.

Përveç investimeve në kompani, NATO ka investuar edhe në katër fonde kapitali që fokusohen në teknologji të avancuar. Ndryshe nga shumica e fondeve të kapitalit, fondi i NATO-s do të investojë gjatë një periudhe 15-vjeçare.

Sipas Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm për Inovacionin, qëllimi është të krijohen mundësi rritjeje për kompanitë më premtuese dhe të mbrohet sovraniteti teknologjik i Aleancës. NATO synon të bashkëpunojë me start-up-e teknologjike për mbrojtjen hapësinore dhe për të kapërcyer pengesat e komunikimit dhe proceset e ngadalta të prokurimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button