Tragjedi në brigjet italiane/ Përmbyten 2 anije, 11 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë zhdukur si pasojë e mbytjes së dy anijeve në brigjet e Italisë jugore, thonë ekipet e shpëtimit.
Organizata bamirëse gjermane RESQSHIP tha se mori 51 persona nga një varkë prej druri që po fundosej dhe gjeti 10 trupa të bllokuar në kuvertën e poshtme pranë ishullit Lampedusa të hënën.



