Gjermania paraqet planin në rast lufte

Qeveria gjermane ka paraqitur një plan në rast lufte, raporton Bild, përcjell alfax.mk.
Plani përmban disa pika dhe parashikon:
— Kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të rinjtë.
— Të rriturve mund t’u kërkohet të punojnë në punë të caktuara: në fushën e kujdesit ndaj pacientëve, në postë, në furra buke, etj.
— Pamundësia e shpërbërjes së Bundestagut.
— Transferimi i trupave të NATO-s dhe Bundeswehr-it (ushtrisë gjermane) në krahun lindor.
— Detyrimi i mundshëm i biznesit për të prodhuar mallra vetëm për nevoja mbrojtëse.
— Spitalet duhet të përgatiten për “një fluks të papritur të një numri të madh pacientësh për një periudhë të gjatë kohore”.


