Policia e Kosovës ndalon gruan e kriminelit Radojiçiq

Policia e Kosovës e ka ndaluar bashkëshorten e Milan Radojiçiqit dhe pasi e ka intervistuar, ajo është liruar.
Ema Radojiçiq, bashkëshorte e kriminelit serb, Milan Radojiçiq, është ndaluar me kërkesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
“Pas intervistimit, e njëjta është liruar. Nuk ka informacione të tjera.” – ka thënë zv/drejtori i policisë së Kosovës.
“Konfirmojmë se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë” – u shpreh ai.
Ndryshe, për gruan e udhëheqësit të sulmit terrorist në Kosovë, nuk dihet shumë.
Megjithatë, “KP” raporton se Ema Radojiçiq kishte ikur nga Kosova pas sulmit në Bajnskë dhe se që prej atëherë ka qëndruar në Serbi.
Pak ditë pas këtij sulmi, Policia e Kosovës kishte bastisur mes tjerash edhe një restorant në very me emrin “Gray”, për të cilin, besohej të ishte në pronësi të Ema Radojiçiq.



