Mexhiti: Me ardhjen tonë në pushtet prioritet do ta kemi mbylljen e kazinove të Artan Grubit

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka deklaruar se me të ardhur në pushtet, Lidhja Europiane për Ndryshim do të angazhohet për mbylljen e kazinove.
Ai tha se çdoherë pushteti kur përmend punën e kazinove aq më thellë hyn në “zall”. Mexhiti tha se puna e kazinove ka fituar dimension të ri, ngase sipas tij, pushteti ka hyrë në organizimin online të lojërave të kazinosë në të zezë.
“Ne i kemi hyrë kësaj punë për ta zbardh deri në fund, dhe i kemi hyrë deri në fund për ta ndaluar. Në momentin që në do jemi pjesë e qeverisë, një ndër prioritetet do të jetë mbyllja e këtyre anomalive e këtyre dukurive në krye me zoti Grubin”, u shpreh Mexhiti, transmeton alfax.mk