Kosova fiton ndaj Izraelit, vendos goli i Rashicës

Kosova e ka mposhtur Izraelin, me rezultat 1-0, të dielën në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për Evropianin “Gjermania 2024”.
Përballja mes Dardanëve dhe izraelitëve, është luajtur në një terren të vështirë dhe në pranin e rreth 5 mijë tifozëve.
Kosova bëri ndeshje mjaft të mirë, ndonëse me disa mungesa të disa lojtarëve për shkak të angazhimeve të tyre me klubet përkatëse.

Futbollistët e Kombëtares sonë në pjesën e parë, kishin iniciative në terren, e kërkuan më shumë golin të cilin e gjetën përmes Milot Rashicës në minutën e 41-të, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Edhe në pjesëlojën e dytë, Kosova u shfaq disa herë e rrezikshme, duke krijuar disa raste të mira përmes Vedat Muriqit, Milot Rashicës dhe Krasniqit, por që në momentet vendimtare nuk u treguan të sakta në rastet e krijuara.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në këtë cikël të garave.

Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.

Kosova sfidën e radhës do ta luajë me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button