Al Jazeera: Zhduken 88 tanke të Izraelit

88 tanke izraelite janë zhdukur nga harta në Rripin e Gazës që nga 8 nëntori. Kështu të paktën pretendon mediumi Al Jazeera.
“Numri i automjeteve izraelite në veriperëndim të Gazës ka rënë më 8 nëntor në 295. Ishte (383) më 3 nëntor të këtij muaji.”
Ndryshe luftimet në Gaza ende po vazhdojnë, ndërsa sipas deklaratës së ministrit palestinez të komunikimeve, , Ishak Sidr, të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit do të ndalojnë në Rripin e Gazës nga e enjtja për shkak të shterimit të karburantit. Kjo do të bëj që edhe më shumë të thellohet kriza humanitare. /alfax.mk



