VLEN: Më 22 maj foli sovrani, BDI dështoi në deformimin e vullnetit shqiptar

Institucionet si KSHZ dhe Gjykata Administrative, konstatuan se më 8 maj, BDI dhe Fronti Europain, tentuan që edhe njëherë, siç shprehen nga VLEN, të shtrembrojnë vullnetin e qytetarëve me kërcënime e dhunë.
“Andaj vendosën që më 22 maj të ketë votim në fshatin Llërcë. Por makineria e Frontit multietnik përsëri tentuan të ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj banorëve e komisionerëve, duke sjellë në vendvotim si vëzhgues ministra e policë të BDI-së me qëllim frikësimin e banorëve për të dalë në votime. Kjo pamje më shum ngjante si një shtet rrethim se si një ditë normale rivotimi”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Sipas VLENT-it, veprimet kriminele të BDI-së, mbrëmë i hodhi poshtë vetë Gjykata Administrative e cila nuk kishte as edhe një vërejtje minimale për gjithë procesin e rivotimit.
“Llërca demaskoi politikat antidemokratike dhe antieuropiane të BDI-së dhe partnerëve të saj të cilët për 20 vite radhazi kanë vjedhur mandate duke përdorur pushtetin për të vjedhur vota dhe për ti kërcënuar shqiptarët në shtëpitë e tyre.
Shqiptarët e duan ndryshimin pa dallim trysnive, këtë e dëshmoi ndryshimi i rezultatit pas dy javëve. Kur BDI nuk arriti t’i kërcënojë e as t’i blejë votat e banorëve të Llërcës, ata e dënuan me rrezultat dhjetëfish më të thellë (494 ndaj 48).
Politikave komuniste u erdhi fundi. Ndryshimi i filluar do të sjellë drejtësi dhe ardhmëri për çdo qytetarë të vendit. E kjo situatë nuk i përshtatet vetëm atyre që kanë punuar kundër drejtësisë, kanë bërë krim e korrupsion”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.



