Hapen kutitë e votimit, sot rivotohet në shtatë vendvotime

Në shtatë vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6 ka filluar procesi i rivotimit. Kutitë e votimit janë hapir në ora 7:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.
Rivotim do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen, si dhe në vendvotimin 1844 në Strugë.
Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në vendvotimin 1202 poashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470/1 të drejtë vote kanë 659, ndërsa në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.
Dje kanë votuar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm dhe të burgosurit.



