E PAPRITUR! Toni Kroos shpall lamtumirën e tij me Real Madridin dhe futbollin

Toni Kroos ka njoftuar Real Madridin dhe tifozët, përmes podcast-it të tij dhe një letre emocionuese, se do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. “17 korrik 2014, dita e prezantimit tim te Real Madridi. Dita që më ndryshoi jetën si futbollist, por mbi të gjitha si njeri. Ishte fillimi i një jete të re në klubin më të madh në botë. Sot, pas 10 vitesh, në fund të sezonit, kësaj jete i vjen fundi.

Nuk do ta harroj kurrë këtë dekadë emocionuese dhe të suksesshme. Dua të falënderoj veçanërisht presidentin Florentino Pérez, klubin dhe të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por mbi të gjitha dua t’u falënderoj ju, të dashur tifozë të Real Madridit, për dashurinë dhe mbështetjen e pakursyer nga dita e parë deri në të fundit.

Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë, pas Europianit. Siç e kam thënë gjithmonë, Real Madridi është dhe do të jetë klubi im i fundit.

Sot jam i lumtur dhe krenar që gjeta në kokën dhe zemrën time momentin e duhur për këtë vendim. Ambicia ishte gjithmonë ta përfundoja karrierën time në nivelin më të lartë. Nga ky moment kam vetëm një mendim kryesor në mendjen time dhe asgjë nuk do të më ndajë nga kjo: Le të shkojmë drejt 15 (Champions-it të 15-të)!!! HALA MADRID DHE ASGJE MË SHUMË!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button