Osmani: Shqiptarët ndahen në dy kategori, legjitimë dhe jolegjitimë, VLEN-i nuk janë legjitimë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, beson se Fronti Evropian përfaqëson vullnetin shumicë të shqiptarëve dhe jo VLEN-i, i cili fitoi më pak vota.
Osmani tha se një qeveri me shqiptarë jolegjitimë, siç e quan ai VLEN-in, dhe një qeveri pa shqiptarë janë njësoj.
“Një qeveri me shqiptarë jolegjitimë dhe një qeveri pa shqiptarë është i njëjti concept”, ka thënë Osmani.
Nënkryetari i BDI-së theksoi se modeli i “shqiptarëve të preferuar” nuk mund të funksionojë gjatë formimit të qeverisë.
“Kemi pasur një garë me VLEN-in, një garë të vështirë. Dhe ne fituam. Dhe për çfarë ajo fitore? Pse shumica e shqiptarëve vendosën mes Frontit Europian dhe VLEN-it, nëse vota e tyre është e pavlefshme? Ky debat është serioz. Kjo do t’i zemërojë të gjithë shqiptarët, sepse do të fillojnë të mendojnë se vota e tyre nuk është më e vlefshme, se është e pavlefshme dhe do të hapë shumë tema dhe ne nuk kemi nevojë për tema të tilla”, shtoi ai.



