Francë, pamjet e sulmit ndaj furgonit të burgjeve ku u vranë dy policë

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Francë, ku dy oficerë policie kanë mbetur të vdekur, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.
Video e publikuar së fundmi tregon momentin kur autorët përplasin nga para dhe nga pas furgonin me të cilin po transportohej një kriminel.
Autoritetet franceze, kanë aktivizuar të gjitha strukturat policore për kapjen e personit përgjegjës të tragjedisë, me nofkën “Mushkonja”. Kryeministri i Francës, Gabriel Attal, tha para Parlamentit se organizatorët dhe autori i ngjarjes do ta paguajnë shtrenjtë: “Do të bëhet gjithçka për të gjetur autorët e këtij krimi të neveritshëm. Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje, asnjë mjet, do t’i gjurmojmë, do t’i gjejmë dhe, po ju them, do ta paguajnë. Ne ua kemi borxh viktimave. Ne ua kemi borxh familjeve dhe të dashurve të tyre”.



