Ministri në largim, Bujar Osmani takon Agelerin, nuk përmendet “legjitimiteti”

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka takuar sot ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler. Nga publikimi i Osmanit në Facebook, vërehet se Fronti Evropian nuk e përmend “legjitimitetin” për formimin e Qeverisë, për çka janë shumë të zëshëm në studiot televizive.

Përkundrazi, në takim është thënë se qeveria e re duhet ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit dhe ta vazhdojë procesin eurointegrues dhe dialogun strategjik me SHBA-në.

“Takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler. Theksova domosdoshmërinë e respektimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si një interes i përbashkët strategjik dhe garanci për stabilitet. Angazhimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në linjë të aktiviteteve të cilat dalin nga Dialogu Strategjik me ShBA-në”, publikoi Osmani në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button