VLEN: Negociatat po shkojnë në drejtim të duhur

Liderit e VLEN-it sot në selinë e tyre kanë pritur në takim kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin. Edhe pse takimi ka qenë i mbyllur për mediat, mësohet se temë e takimit ka qenë formimi i qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 8 majit, ku VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë dhe pritet të marrë për partner koalicioni VLEN.

Pas takimit Bashkim Bakiu nga ku koalicion tha se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur dhe se nga e hëna do të formojnë grupe pune nga për të konkretizuar qëndrimet.

“Sot në zyrat qëndrore të VLEN u mbajt takimi mes koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së.

Në emër të koalicionit VLEN të pranishëm ishin liderët e partive të koalicionit, gjegjësisht Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, nërsa nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të pranishëm ishin kryetari Hristijan Mickoski, nënkryetarët Aleksandar Nikoloski, Vlado Misajlovski, Timço Mutsunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit të VMRO DPMNE Vladimir Neloski për të diskutuar rreth qeverisjes së ardhshme, e cila do të bazohet në tre parime: rruga euro-integruese, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik si dhe lufta e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe sundimi i ligjit. Është dakorduar që nga dita e hënë bisedimet të vazhdojnë në nivel të grupeve punuese”, tha Bakiu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button