VMRO: Sot po ia nisim me VLEN-in

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, ka njoftuar se sot pritet të fillojnë bisedimet për bashkëpunim të mundshëm me koalicionin VLEN në lidhje me qeverinë e ardhshme.

Mucunski nuk pret që marrëveshje të arrihet menjëherë, edhe pse marrëveshja, siç tha ai, është e sigurt “nëse ka mirëbesim, pritje realiste dhe fokus në politikat në interes të qytetarëve”.

Sipas Mucunskit, me koalicionin VLEN ende nuk është diskutuar për çështje dhe kërkesa konkrete lidhur me pjesëmarrjen e tyre të mundshme në përbërjen e ardhshme qeveritare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button