Kuzeska e LSDM-së: Qytetarët treguan kapacitete demokratike dhe institucionet treguan pjekuri

Zëdhënsja e kandidatit të LSDM-së për president dhe të LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, pas përfundimit të zgjedhjeve deklaroi se këto ishin zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Ajo tha se ka patur vetëm disa parregullsi të cilat nuk është se kanë ndikuar shumë.
“Kemi pasur një ditë të qetë, dinjitoze dhe të suksesshme, zgjedhjet kanë qenë të drejta dhe demokratike, siç i ka hije një anëtari të NATO-s. Janë konstatuar parregullsi, por minimale. E drejta e votës dhe liria e vendimit janë më të rëndësishmet në një demokraci. Falë qytetarëve që votuan, qytetarët treguan kapacitete demokratike, ndërsa institucionet treguan pjekuri në organizimin e zgjedhjeve”, tha Kuzeska.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button