Për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nevojiten 362.864 vota

Në vend sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin njërin nga dy kandidatët për kryetar të shtetit, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë të 24 prillit, shkruan alfax.mk.
Në raundin e dytë të votimit do të zgjidhet kandidati që do të marrë shumicën e votave, nëse në votim shkojnë më shumë se 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, pra 725.727 zgjedhës, siç parashikohet në Kodin Zgjedhor ndërsa për të votojnë 362.864 qytetarë.
Nëse në raundin e dytë asnjëri nga dy kandidatët nuk ka marrë numrin e duhur të votave, e gjithë procedura e zgjedhjes përsëritet.
Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme, me votim të fshehtë, për një mandat 5-vjeçarë. I njëjti person mund të zgjidhet President i Republikës maksimumi dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
President i Republikës mund të zgjidhet personi që ka mbushur të paktën 40 vjet në ditën e zgjedhjeve. President nuk mund të zgjidhet personi i cili nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë së Veriut së paku dhjetë vjet në 15 vitet e fundit, deri në ditën e zgjedhjeve. Zgjedhja për Presidentin e Republikës bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të Presidentit të mëparshëm. /alfax.mk/