Norvegjia i dhuron RMV-së 76 makina ushtarake
Mbretëria norvegjeze i ka dhuruar Armatës së Maqedonisë së Veriut 76 makina. Makinat janë dorëzuar në një ceremoni solemne,në kazermën Ilinden në Shkup.
Donacionin e pranoi ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska e cila falënderoi për mbështetjen e parezervë të Norvegjisë për RMV-në. Sipas saj, donacioni pasqyron më së miri aleancën e fortë mes Maqedonisë së Veriut dhe
Norvegjisë dhe ai bashkëpunim në mbrojtje është një shembull i bashkëpunimit dhe mbështetjes mes aleatëve
që forcon Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut dhe në të njëjtën kohë forcon paqen,
sigurinë dhe stabilitetin e Aleancës.
“Ky donacion norvegjez prej 76 mjeteve motorike jo luftarake do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme
rritjen e aftësive transportuese të njësive të Ushtrisë. Dhe unë si ministre, por edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe qytetarët e këtij vendi, jemi mirënjohës për donacionin tuaj në kohë që do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm
rritjen e kapaciteteve të njësive të ushtrisë sonë për të kryer detyrat e tyre, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në arritjen e nivelit të deklaruar të gatishmërisë luftarake”, tha Petrovska.
“Së bashku jemi më të fortë dhe duke e mbështetur njëri-tjetrin si aleatë dhe miq mundemi të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt për gjeneratat që vijnë”, shtoi ministrja Petrovska.
Ambasadorja norvegjeze Kristin Melsom theksoi se marrëdhëniet diplomatike që janë përmirësuar vazhdimisht në 30 vitet e fundit, u forcuan edhe më shumë në bashkëpunimin ushtarak, sidomos pas kyçjes së RMV-së në NATO.
“Ne shohim jo vetëm pajisjet ushtarake që i keni dhënë Ukrainës, por edhe rritjen e numrit të ushtarëve
të cilët i keni vendosur në misione të ndryshme. Qëllimi juaj për të vendosur 10% të ushtrisë tuaj
në shërbim të NATO-së është mbresëlënëse. Ne e shohim kontributin tuaj në vepër në misionet e BE-së,
të NATO-s, KFOR-it në Republikën e Kosovës, pjesëmarrjen në aktivitetet për vigjilencë të shtuar në Rumani dhe
Bullgari, prania e shtuar në terren në Letoni dhe misioni i OKB-së në Liban”, deklaroi Melsom.
Shtatëdhjetë e gjashtë mjete motorike, nga të cilat 36 janë mjete të lehta të këmbësorisë nga
tipi – Mercedes-Benz 290 GD dhe kamionë 40 automjete mallrash – Scania P3, janë pjesë e donacionit të fundit.







