11 persona në Toksikologji kanë punuar pa kontrata pune

Kaosin që po ndodh në Klinikën e Toksikologjisë e ka konfirmuar edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (DSZI). Inspektorët kanë dalë në terren dhe gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm kanë konstatuar se pesë infermierë, tre mjekë ndihmës, një laborant dhe dy biologë kanë punuar ilegalisht prej katër muajsh. Sipas Dr. Renata Mlladenovskas, drejtoreshë e Inspektoratit, kontrollin e kanë bërë pas ankesës anonime nga një grup punonjësish të Toksikologjisë. Bëhet fjalë për persona që kanë pasur statusin e punonjësve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë, të cilëve u ka përfunduar kontrata e punës më 31 dhjetor 2023.

– Është nxjerrë vendim për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në klinikë nga punëtorët shëndetësorë, bashkëpunëtorë të cilët kanë kontrata të vlefshme. Drejtori mjekësor dhe organizativ duhet t’i kryejë detyrat e pavarura, e sidomos të kompetencës së përbashkët, thotë Mlladenovska dhe thekson se Toksikologjisë i është dhënë afat prej pesë ditësh për t’i larguar mangësitë e konstatuara, sepse do ta kontrollojnë inspektorët.

Kolegjiumi Profesional i Toksikologjisë së bashku me Dr.Niko Beqarovskin së fundi publikisht kanë vënë në dukje skandalet që po ndodhin në klinikë. Sipas tyre ka pasur një kaos të përditshëm që nuk ishte parë më parë. Bëhet fjalë për një borxh prej dy milionë denarësh, por edhe për probleme të shumta gjatë operacionit, siç ishte rasti me rezultate të rrejshme”

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button