Policia detyrohet të mbrojë shtabin e VLEN, simpatizuesit e BDI provokojnë

“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”, ishin këto thirrjet e simpatizantëve të BDI-së të cilët para disa minutash janë mbledhur para shtabit të VLEN tek busti i Skënderbeut në Shkup.
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshuar zyrat e tyre që gjenden në sheshin Skenderbej dhe janë transferuar në zyrat e Lëvizjes Demokratike. Të pyetur përse kanë zgjedhur të festojnë këtu, nëse po dëshirojnë të provokojnë, përfaqësuesit e BDI kanë thënë se sheshi është i të gjithëve.



