Deri në orën 09:00 nuk janë raportuar parregullsi, procesi zgjedhor po ecën pa probleme

Procesi i votimit deri në orën 9:00 ka shkuar mirë, pa pengesa dhe nuk janë paraqitur parregullsi, njoftuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
“Qytetarët që duan të votojnë duhet të paraqiten në qendrën e votimit me dokument identifikimi të vlefshëm, poashtu mund të votojnë me letërnjoftim ose pasaportë të skaduar, por jo më të vjetër se 9 muaj. Qytetarët duhet të kalojnë edhe një filtër identifikimi të dyfishtë, me pajisje biometrike të gjurmëve të gishtërinjve”, tha Elizabeta Kuzmanovska nga KSHZ.



