Në tre vjet, lista e zgjedhësve në RMV u pakësua për 10 mijë persona

Në tre vjet, lista e zgjedhësve është zvogëluar për dhjetë mijë zgjedhës. Prej tyre, pothuajse pesë mijë më pak ka nga Manastiri, konfirmoi Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.814.317 zgjedhës. Prej tyre, 95,116 zgjedhës janë në punë të përkohshme ose me banim jashtë vendit, dhe 2,147 janë duke vuajtur dënimin me burg ose janë në paraburgim. Të gjitha qendrat e votimit në burgje janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00.

6.935 qytetarë të regjistruar si të sëmurë ose të pafuqishëm kanë votuar sot në shtëpitë e tyre edhe jashtë vendit, ku votojnë 2.569 votues.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button