Pendarovski: Veting edhe për politikanët, jo vetëm për gjyqësorin

Në emisionin “360 gradë”, kandidati për president Stevo Pendarovski tha se shteti më në fund duhet të fillojë procesin e vetingut, por se pushteti ekzekutiv duhet ta fillojë atë proces.
“Si president nuk mund të propozoni vetingun, por mund të mbështesni vetingun dhe kjo është e saktë. E dini, është shumë e rëndësishme se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm, sepse nga ai do të niste ajo iniciativë”, theksoi Pendarovski.
Që ai proces të shkojë ashtu siç duhet, Pendarovski mendon se do të jetë e nevojshme përfshirja e politikanëve dhe do të jetë e mirëseardhur ndihma nga partnerët e huaj.
“Unë njoh shumë përfaqësues të huaj që thanë vitin e kaluar kur drejtësia shkoi afër 0 me besim, thanë do t’ju ndihmojmë, por duhet të ketë një kërkesë formale. Kryeministri i ardhshëm në nivel qeveritar mund të propozojë një projektligj për këtë çështje dhe sigurisht pres që nëse e fillojmë atë proces pavarësisht se kush është kryeministër në qeveri, do të duhet të ketë anëtarë të huaj. Nuk mund të kenë funksione ekzekutive, kjo nuk është e mundur, por të jetë një lloj monitorimi i procesit siç ishte në Shqipëri. Pra, ne duhet ta fillojmë atë proces. Pse kam dyshim apo pikëpyetje, sidomos kur bëhet fjalë për vettingun e neve politikanëve. Nuk mund ta kuptoj përse duhet të ketë veting vetëm të drejtësisë dhe prokurorisë, por jo edhe të politikanëve. Megjithatë, mendoj se do të duhet presion nga jashtë, mund ta zvogëloni këtë shkallë të lartë të korrupsionit vetëm nëse fillimisht kontrollit të pronës do t’i nënshtrohen edhe politikanët”, theksoi Pendarovski.



