Ibrahimi: Mision europian është dërgimi i BDI-së në opozitë

Sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social facebook ka shkruar se nuk ka mision për evropian për Maqedoninë e Veriut sesa dërgimi i BDI-së në opozitë. Sipas tij, ky vend dhe kombi nuk mund të ketë perspektivë përderisa partia e Ali Ahmetit vazhdon të jetë në pushtet.
“Nuk ka mision më europian sesa dërgimi i BDI-së në opozitë. Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në. Nuk mund të ketë perspektivë ky vend dhe ky komb derisa kjo parti është në qeveri”, ka shkruar Ibrahimi.



