Taravari: Të punojmë që diferenca në Gostivar të jetë mbi 7000 vota

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari nga Gostivari, tha se fitoret aty prej vitit 2016 janë radhitur që nga viti 2016 njëra pas tjetrës.
Ai tha se nuk ka dyshim që në Gostivar të bëhet diferenca sa më e madhe e mundshme.
“Ne tash jemi radhitë si opozitë e bashkuar shqiptare. Ju lutem për mobilizim të jashtëzakonshëm. Se më thonë se m’ke premtu 7000 mijë vota diferencë, prandaj të punojmë këto ditë së bashku dhe ta sjellim fitoren e madhe”, deklaroi Arben Taravari.
Taravari tha se më 24 prill të jetë fitorja e parë ndërsa fitorja të vuloset më 8 maj.



