Hoxha: Betejën e kemi kundër strukturave nacionaliste maqedonase

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, nga sheshi i Shkupit, ku Fronti Evropian po mban tubim tha se kjo është betejë e thyerjes së barrierave dhe eksluzivitetit shumë vjeçar, që janë munduar ta imponojnë partitë politike maqedonase, si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj bashkësive etnike.
“Sheshi i Shkupit sonte duke më bukur se asnjë herë më parë, kjo fotografi është pamje realiteti i Maqedonisë së Veriut, Ne nuk jemi këtu për të marrë diçka nga dikush. Jemi këtu për të demonstruar kapacitetin tonë shoqëror për të menaxhuar me hisen që na takon në shtëpinë tonë”, tha Arjanit Hoxha nga Fronti Evropian.
Hoxha tha se beteja e tyre politike është kundër strukturave nacionaliste maqedonase, të cilët edhe kur kanë problem me Bullgarinë fajin e adresojnë tek shqiptarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button