“Boki13” kërkon rigykim për “Reketin”, thotë se Ruskovska dhe Kamçev e dinë ku është milioni

Bojan Jovanovski i njohur si “Boki13” sot ka dorëzuar në Gjykatën Penale kërkesë për përsëritjen e procedurës penale për rastin “Reketi”, në të cilin si i akuzuar i parë është dënuar me nëntë vjet burg, por nuk po e mban burgun për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Ne e përdorim këtë dispozitë në bazë të marrjes së provave të reja. Kërkesa është dorëzuar për shkak të rrethanave të reja dhe provave që nuk janë përdorur në procedurën e provës. Gjegjësisht, me hyrjen në fuqi të aktgjykimit ku paditës ka qenë Orce Kamçev, është vërtetuar se pretendimet janë të pabazuara dhe se personi të cilit nuk i është bërë dëm nuk mund të kërkojë të drejtën dhe nuk ka elemente të vërtetuara për të marrë statusin e palës së dëmtuar dhe t’i kthehen mjetet e pacaktuara në aktgjykim. Sot kemi dorëzuar një kërkesë në të cilën duhet të përcaktohen elemente të reja me ekspert ekonomik, të cilën e ka paraqitur Orce Kamçev para gjykatës civile. Vetë mendimi i ekspertit ekonomik nuk përputhet me arsyetimin e aktgjykimit për Reketin dhe deklaratat e dhëna nga Orce Kamçev dhe Ana Kamçeva”, tha Bojan Jovanovski para gazetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button