Ngritet padi për partnerin e Ali Ahmetit, Kurto Dudush

SPB-Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Shuto Orizarës dhe Partisë Rome, Kurto Dudushi.

Ai akuzohet se ka emëruar për drejtor të një çerdhe një person që nuk ka qenë i punësuar në atë institucion.

“SPB Shkup – Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike ka paraqitur kallëzim penal kundër K.D (49). Kjo ka ndodhur gjatë periudhës 2020 dhe 2024, ku janë shkelur dispozitat ligjore dhe është vepruar në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve – neni 126.

Edhe pse me ligj thuhet qartë se drejtori i zgjedhur në kopshtin e fëmijëve duhet të jetë i punësuar në ate institucion, Dudush ka vepruar të kundërtën.

Partia e Kurto Dudush së fundi u bë pjesë e Frontit Evropian të Ali Ahmetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button